Një mega-skandal në horizont: Beso i Tajvanit pagoi 2.7 milionë ...
7 November, 14:18Fokus

U shpall kampion me Milanin vetëm pak javë më parë, por jo të gjithë e njohin në Itali. Tiemoue Bakayoko u ndalua nga policia italiane pranë Comos dhe nuk bëhej fjalë për një kontroll rutinë.
Në një video të filmuar nga dëshmitarët e ngjarjes shihet një polic që ushtron kontroll trupor ndaj lojtarit, ndërsa kolegia e tij mban pistoletën drejtuar ndaj pasagjerit që e shoqëronte në makinë.
Lojtari po udhëtonte me makinën e tij BMWX6, ku policia ishte sinjalizuar se udhëtonin persona të armatosur, që më herët kishin shkëmbyer të shtëna me armë zjarri me një grup rival.
Pas verifikimit, policët e lanë të lirë lojtarin me një të rrahur në supe, si për t’i kërkuar ndjesë.
View this post on Instagram