Polemika të mëdha pas Inter-Juventus, kërkohet dënimi i Bastonit për simulimin që bëri xhiron e botës

15 February 2026, 15:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Polemika të mëdha pas Inter-Juventus, kërkohet dënimi i
Bastoni

Interi fitoi 3-2 ndaj Juventusit, në një ndeshje me polemika të mëdha, për shkak të kartonit të kuq të shpikur ndaj Pierre Kalulu në pjesën parë.

Dizenjatori i arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi, ka pranuar se kartoni i kuq i dhënë ndaj mbrojtësit të Juventusit, ishte një vendim totalisht i gabuar i gjyqtarit La Pena.

Rocchi theksoi se arbitri është i demoralizuar, por fajësoi mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, për një simulim të turpshm që çoi në gabimin e arbitrit.

Sipas mediave italiane, gjyqtari La Pena pritet të pezullohet, ndërsa edhe Bastoni rrezikon dënimin nga Disiplina për simulimin.

Zyrtari i lartë i arbitrave u bëri thirrje lojtarëve të tregojnë më shumë korrektësi, duke deklaruar se përpjekjet për të mashtruar gjyqtarët janë shtuar ndjeshëm në kampionat.


Video