Para ndeshjes së Kombëtares, rrihen me karrige dy gazetaret e njohura shqiptare

26 March 2022, 10:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Para ndeshjes së Kombëtares, rrihen me karrige dy gazetaret e njohura
Gazetaret Alba Morina dhe Maki Bajrami

Mediat në Kosovë shkruajnë se dje janë përleshur me njëra tjetrën dy zyrtaret e Federatës së Futbollit të Kosovës. Bëhet fjalë për Alba Morinën dhe Maki Bajramin, njëkohësisht gazetare të Kanal10 dhe Klan Kosova.

Sipas  mediave kosovare dy punonjëset e Federatës kanë goditur me karrige njëra-tjetrën. Ngjarja e turpshme ka ndodhur para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës U-17 kundër Gjermanisë U-17, e vlefshme për futbollin e femrave.

Një ngjarje e turpshme që tregon edhe njëherë tensionin që ekziston në komunitetin e futbollit të Kosovës para zgjedhjeve për president të FFK-së.

Pas këtij lajmi ka reaguarnjëra nga zyret e FFK, Alba Morina e cila shkruan se:  “Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pas përleshje fizike me as edhe një njeri, e as me kolegen time”.

Postimi i plotë i gazetares:

Është e turpshme t’shpifet deri në këtë nivel!

Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pas përleshje fizike me as edhe një njeri, e as me kolegen time!
Teksa ndeshja Kosova-Gjermania u17 ka qene duke u zhvilluar në Prishtinë, une dhe një pjesë e ekipit kemi qene fizikisht në Podujevë, duke punuar në një tjetër ndeshje, Sloveni – Austri. Te bashkangjitura i keni edhe fotografite me ore e dite! Deshmi për t’ua demaskuar trillimet!
Gjuajtet me karrike siduket ju shkojnë shumë për shtati nivelit tuaj shpifës, sepse një kreativitet i tillë s’më kishte shuar në mend ndonjëherë!
Nuk e kam zakon të reagoj në të pavërteta si puna e “… e ka zyrën e madhe vet” sepse të gjithë ata qe na vizitojnë për punë e dinë qe jemi 3 persona që ndajmë një hapsirë!
Por ama, ne kësi ore e kam me borxh t’a shkruaj këtë reagim sepse ma keni shqetësu familjen e shoqërine!
Në vlugun e punëve tona, shpifjet e tilla kanë për qëllim vetëm destabilizimin, keqinformimin, shpifjen e tërheqjen e vëmendjës nga punët e mira!
Hajde informoni pak cili është roli i gruas në futboll? Sa vajza jemi të përfshira në organizimet e ndeshjeve ndërkombëtare? Cila është hapsira që na është krijuar? Çka saktësisht ne punojmë?!
Apo këto përgjigje ju prodhojne lajme të ndritura që nuk ku shkojnë për shtati!
Turpi e gënjeshtra s’paska kufi…!


Video