PAMJE MADHËSHTORE/ Messi prezantohet si ‘ZOT’ te Inter Miami: Jam i prekur (Video)

17 July 2023, 10:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJE MADHËSHTORE/ Messi prezantohet si ‘ZOT’ te Inter Miami:
Lionel Messi

Lionel Messi u prezantua para 18 mijë tifozëve që kishin mbushur stadiumin e Inter Miami në MLS amerikane të futbollit.

Mes drejtuesve më të lartë të klubit ishte edhe David Beckham, që i dhuroi argjentinasit fanellën me numrin 10-të. Tifozët dhe klubi ia dolën të organizonin një ceremoni madhështore, edhe pse një stuhi shiu nisi më vonë.

Në fjalën e tij, Messi u shpreh i prekur nga mikpritja, teksa tha se qëllimi i tij është të fitojë.

"Jam i prekur nga ky transferim. Faleminderit për mirësinë dhe dashurinë që më keni treguar. Qëllimi im është fitorja. Besoj se do të jetë një eksperiencë e bukur ”, tha Messi, i cili do të luajë te Inter Miami deri në fund të vitit 2025 dhe do të fitojë 50-60 milionë dollarë në SHBA.


Video