Ozil “hyn në fushë”: Pse kaq negativitet ndaj CR7? Më shumë respekt për një nga më të mëdhenjtë në histori

9 December 2022, 18:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ozil “hyn në fushë”: Pse kaq negativitet ndaj CR7? Më
Mesut Ozil dhe Ronaldo

Mesut Ozil është rreshtuar në mbrojtje të shokut të tij, Cristiano Ronaldos.

Fantazisti gjerman me origjinë turke, ka luajtur dhe fituar së bashku me legjendën portugeze te Reali i Madridit.

Raporti mes tyre ka qenë fantastik, ndërkohë që Ozil kërkon më shumë respekt për golashënuesin më të mirë të historisë së futbollit.

“Unë nuk mendoj se dikush nga brezi i ri do të jetë në gjendje të përsërisë numrat e tij. Të gjithë duhet të tregojnë më shumë respekt për një nga sportistët më të mëdhenj në historinë e sportit… Ai do të jetë gjithmonë i një tjetër niveli.

Ai do të mbushë së shpejti 38 vjeç, pra çfarë është surprizë, fakti që nuk shënon më 50 gola në sezon? Çdo tifoz futbolli duhet të jetë i lumtur që e ka parë atë duke luajtur futboll të klasit botëror për 20 vite.

Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se nga vjen gjithë ky negativitet i vazhdueshëm nga shtypi për Cristianon… Mediet thjesht po përpiqen të marrin klikime.

Edhe ekspertët që nuk kanë më një karrierë, thjesht duan të tërheqin vëmendjen me emrin e tij të madh duke u përpjekur ta bëjnë të duket keq”, shkruan Ozil në Twitter, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014.


Video