Nuk shkëlqeu në fushë, por Partizani arrin të fitojë ndeshjen e parë në Andorra

25 July 2023, 19:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nuk shkëlqeu në fushë, por Partizani arrin të fitojë

Partizani ka fituar në transfertën përballë Atletik Eskaldes në ndeshjen e parë të vlefshme për Ligën e Konferencës.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Mba në minutën e 53’. Pas një gabimi të portierit, sulmuesi arriti të përfitonte dhe të shkundte rrjeteën e kundërshtarit.

Të kuqtë kanë shpërdoruar raste të pafundme duke mos arritur të finalizojnë si duhet. Tashmë Partizani do të presë javën tjetër kundërshtarët për tu përballur në sfidën e dytë.


Video