NOTAT / Nga Laçi te Hysaj e Strakosha, ja vlerësimi i lojtarëve të kombëtares! Kush përzgjidhet si më i miri

19 June 2024, 18:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
NOTAT / Nga Laçi te Hysaj e Strakosha, ja vlerësimi i lojtarëve
Kombëtarja shqiptare e futbollit

Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë në raundin e dytë të Grupit B për "Euro 2024". Pas ndeshjes "SofaScore" dhe "FlashScore" kanë dalë me notat përkatëse për lojtarët.

Sa i takon vlerësimit nga "Flashscore", Elseid Hysaj "ngelet" në klasë dhe vlerësohet me notën më të ulët, 6,2. Ndërkohë Qazim Laçi me notën 8.3 është më i miri në fushë.

Sa i takon "SofaScore", këta të fundit me notën 8.6 i japin "medalje" Thomas Strakoshës si më i miri i ndeshjes. Strakosha e shpëtoi disa herë portën shqiptare nga goli i sigurtë.

Sipas UEFA-s, ishte Kramaric i Kroacisë njeriu i ndeshjes, autori i një prej golave te Kroacia.

 



Video