Një fond global investimesh interesohet për Chelsea-n, shitja mbyllet brenda muajit

21 March 2022, 19:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një fond global investimesh interesohet për Chelsea-n, shitja mbyllet

Kompania ndërkombëtare e investimeve Centricus pranoi se ka bërë një ofertë për blerë Chelsean, duke thënë se dëshiron të "ruajë dhe mbështesë menaxhimin ekzistues të skuadrës".

Klubi i Premier League u nxor në shitje nga pronari rus Roman Abramovich përpara se të sanksionohej pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kjo ofertë e fundit, e mbështetur nga Centricus, e cila zotëron 40 miliardë euro në asete, përfshin mes saj edhe disa tifozë të skuadrës, pjesë e kompanisë.

Të paktën katër konsorciume të tjera kanë thënë se kanë bërë ofertë për të blerë Blutë.

Ekziston një ofertë me Sir Martin Broughton dhe Lord Coe dhe një tjetër e kryesuar nga investitori britanik i pronave, Nick Candy.

Nga SHBA është e interesuar familja Ricketts, ndërsa një grup i përbërë nga miliarderi zviceran Hansjorg Ëyss dhe pronari i pjesshëm i Los Angeles Dodgers, Todd Boehly ka shfaqur interesa gjithashtu.

Ka gjithashtu raporte se një ofertë nga Saudi Media Group është paraqitur, me firmën amerikane të investimeve Raine Group që merret me shitjen.

Ofertat do të reduktohen në një listë të shkurtër këtë javë me një shitje që pritet para fundit të muajit.

 

 


Video