Një fitore dedikuar Pelesë, Brazili përshëndet ‘Mbretin’ nga Katari

5 December 2022, 23:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një fitore dedikuar Pelesë, Brazili përshëndet
Mesazhi i lojtareve per legjendarin Pele pas fitores me Korene e Jugut

Brazili e ka festuar fitoren e thellë ndaj Koresë së Jugut, duke menduar edhe për të madhin Pelé, i shtruar në një spital në San Paolo, ku po kurohet për një tumor.

Pas ndeshjes, futbollistët e Seleçaos janë kthyer në qendër të fushës dhe kanë hapur një banderolë të madhe, ku shkruhej Pelé, të shoqëruar me një foto ikonike të ish-futbollistit të famshëm. Është momenti që ai feston fitoren e Botërorit të 1970-ës, pas finales me Italinë.

Pele, edhe pse në kushte jo të mira shëndetësore, është munduar ta inkurajojë Brazilin në rrugëtimin e tij në Katar 2022 me disa postime në rrjetet sociale.

 


Video