
Conor McGregor dhe Jorge Masvidal janë dy nga luftëtarët më të dëshiruar dhe më të admiruar nga fansat e UFC. Të dy, përveç kësaj, janë mposhtur në ndeshjet e tyre të fundit. Për këtë arsye, pritshmëritë për një duel të mundshëm mes të dyve janë në rritje.
Së fundi ishte Masvidal, ai që filloi duelin dialektik jashtë “tetëkëndëshit”, i vendosi letrat e tij në tavolinë. Sigurisht, nuk hezitoi të kërcënonte McGregor dhe gjithashtu t’i hidhte dorezën e sfidës për duel në ring.
"Jo, Conor nuk e dëshiron luftën. Nëse do ta bënte, do të postonte diçka, do të thoshte diçka, – ka shkruar Masvidal në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke vazhduar "provokimin" ndaj irlandezit. – Ai ndoshta thjesht do të ofendojë nënën time, ndonjë të afërm timin ose kombin tim, prej nga jam. E dini, ai do të thotë diçka të tillë, por nuk do të thotë asgjë për një duel mes nesh në ring".
Mirëpo, “The Notorious” nuk ka mbetur mbrapa. Po ashtu, përmes rrjeteve sociale iu është përgjigjur fjalëve të atij që mund të jetë rivali në të ardhmen e afërt.
"Të fyesh nënën tënde? Çfarë njeriu i humbur je. Nëna jote dhe unë shkojmë mirë", – u përgjigj McGregor. Kryqëzimi dialektik i mesazheve sociale nuk mbaroi me kaq dhe përsëri Masvidal do të përfundonte duke u përgjigjur:
"Po, nëna ime të do burrë. Ajo e di që do të bëhesh viktima më e madh për mua dhe një rival relativisht i lehtë". Këto nuk kanë qenë të vetmet deklarata të Masvidal në këto orët e fundit. Në një intervistë për “The Sun”, ai kërcënoi se do të provokonte përfundimisht “pensionimin” e irlandezit si profesionist:
"As që e shoh se ai mund të luftojë kundër meje, të them të drejtën. Por aq më pak, nëse vjen në duelin kundër meje, nuk mendoj se do të luftojë më pas kësaj".
Antagonizmi mes të dyve është maksimal. Shkëmbimi i deklaratave tashmë ka nisur dhe shumë shpejt mund të përkthehet në një duel në ring mes dy prej luftëtarëve më të talentuar dhe mediatikë të UFC.