Ndryshime të mëdha te Juventusi, në skenë del edhe emri i Igli Tares

9 December 2022, 18:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshime të mëdha te Juventusi, në skenë del edhe emri i
Igli Tare

Juventusi pritet të pësojë ndryshime të mëdha sa i përket drejtuesve. Pas largimit të presidentit Andrea Agnelli dhe drejtuesve të tjerë, te bardhezinjtë tashmë po mendojnë për ndërtimin e bordit të ri drejtues.

Sipas raportimeve nga Italia, te Juventusi po mendojnë t’i besojnë Igli Tares, rolin e drejtorit sportiv, atë që po bën edhe te Lazio. Shqiptari vlerësohet shumë për arritjet e tij te ekipi lacial.

Tare është një nga tre alternativat për drejtor sportiv te “Zonja e Vjetër”, teksa të tjerët janë Cristiano Giuntoli dhe Gianluca Petrachi.


Video