‘Ndoshta po kërkonit Zvicrën’? Tifozët helvetë tallen keq me Italinë

27 March 2022, 10:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Ndoshta po kërkonit Zvicrën’? Tifozët helvetë
Pankarta në stadium

Dikur ata u tallën me Anglinë, por sot po tallen të tjerët me ata.

Eliminimi i Italisë nga Botërori për të dytën herë radhazi, ka bërë bujë në të gjithë botën, duke lëshuar ironinë e internetit dhe rrjeteve sociale.

Ngacmimet, megjithatë, nuk u ndalën vetëm në rrjetet sociale, në takimin mes Anglisë dhe Zvicrës zhvilluar në Wembley, pikërisht në stadiumin e triumfit të Italisë në Europianin e fundit, erdhi një ironi tjetër.

Një tifoz zviceran shfaqi një pankartë në të cilën ishte Ekrani i Google dhe shiriti i kërkimit ishin vizatuar me fjalët “Italy World Cup Katar 2022”.

Dhe nën motorin e kërkimit që sugjeronte: “Ndoshta po kërkonit Zvicrën”, pasi Italia nuk është në Botëror.


Video