“Mos fol shumë, ik futi një dush”, Spalleti përzë yllin e ekipit nga stërvitja

25 July 2022, 07:59Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mos fol shumë, ik futi një dush”, Spalleti
Napoli

Momente të larta tensioni në stërvitjen e Napolit. Victor Osimhen, sulmuesi kryesor i ekipit, është ankuar për një ndërhyrje të Anguissa ndaj mbrojtësit Ostigard, blerja e fundit e Napolit.

Nigeriani reagoi ashpër ndaj Anguissa, duke i kërkuar llogari mesfushorit kamerunas për lojën e ashpër. Por, trajneri Luciano Spalletti ndërhyri duke dëbuar nga fusha Osimhenin.

“Mos fol shumë, ik futi një dush”, i tha trajneri 23-vjeçarit, i cili u largua kokulur.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)


Video