Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kristjan Asllani po kalon një moment të vështirë te skuadra e Torinos në Serinë A, ku është i huazuar nga Interi.
Mesfushori i Kombëtares ka dalë jashtë planeve të stafit teknik, që nuk e llogarit më shqiptarin për të ardhmen.
Kjo është konfirmuar së fundmi edhe nga Marco Baroni.
Trajneri i Torinos, e ka lënë jashtë listës për duelin e radhës në Serie A, ndaj Romës.
Kjo është hera e parë që Asllani mbetet jashtë listës në kampionat, diçka që nuk i ndodhte as te Interi.
Klubi zikaltër ka nisur punën për të gjetur një tjetër skuadër për mesfushorin, interesimet për të cilin nuk mungojnë.