Milani pa Leaon në sfidën kundër Interit në Champions, dalin përgjigjet e testeve mjekësore për portugezin

7 May 2023, 14:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Milani pa Leaon në sfidën kundër Interit në Champions, dalin
Rafael Leao

Milani humbet lojtarin më të rëndësishëm të saj për gjysmë-finalen e parë në Champions League kundër Interit. Bëhet fjalë për Rafael Leao, i cili u largua i dëmtuar në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Lacios, duke kërkuar ndihmën e stafit mjekësor.

Sulmuesi portugez ka kryer testet mjekësore dhe ka rezultuar se ka një zgjatje të muskulit të kofshës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Milanit në lidhje me përgjigjen e testeve mjekësore, teksa rikuperimi i tij do të zgjasë disa ditë.

Mediat në Itali raportojnë se futbollisti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit pasi një aktivizim i mundshëm, do të përkeqësonte dëmtimin e tij.

“Rafael Leao iu nënshtrua testeve instrumentale mëngjesin e sotëm, të cilat nxorën në pah një zgjatje të muskulit zgjatues të kofshës së djathtë. Evolucioni i pamjes klinike do të monitorohet dita ditës”, shkruan Milanin në njoftimin për gjendjen e lojtarit.


Video