Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fiorentinës në transfertë, në duelin e javës së 20-të në Serinë A.
Kuqezinjtë konfirmuan momentin e vështirë, ndërsa shmangën humbjen vetëm në minutat e fundit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutën e 66-të, Comuzzo i dha avantazhin skuadrës nga Firence.
Në minutën e 90-të, ishte Nkunku që barazoi shifrat, ndërsa Brescianini ishte i pafat për vendasit, pasi u ndal nga traversa.
Me këtë barazim, Milani mban vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Fiorentina mban vendin e 18-të me 14 pikë të grumbulluara.