Milan me 10 lojtarë mposht Udinesen, por ka polemika për fitoren

19 October 2024, 20:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Milan me 10 lojtarë mposht Udinesen, por ka polemika për fitoren
Milan me 10 lojtarë mposht Udinesen, por ka polemika për fitoren

Milan është kthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur Udinesen në San Siro, në një ndeshje ku luajti për më shumë se 60 minuta me 10 lojtarë.

Trajneri Fonseca e nisi duke lënë në stol Abraham, Tomori e Leaon. Chukëueze gjeti shpejt golin e avantazhit për kuqezinjtë, por pak minuta më vonë Rejnders u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë në disavantazh numerik ekipin e tij.

Udinese u zgjua dhe kishte raste shënimi, madje iu anulua një gol në fundin e pjesës së parë për pozicion jashtë loje. Në të dytën, Udinese shënoi tjetër gol, por përsëri ishe VAR-i që ndërhyri duke e anuluar këtë gol për pozicion jashtë loje që priten të hapë polemika të shumta.

Më këtë fitore, Milan kthehet përsëri në ndjekje të skuadrave të kreut, në vendin e tretë me 14 pikë.


Video