Milan duhet të presë, Inter nuk dorëzohet përballë Cagliarit

15 May 2022, 23:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Milan duhet të presë, Inter nuk dorëzohet përballë
Inter fiton 3-1 në fushën e Cagliarit dhe ende e mban të hapur garën e titullit kampion

Inter fiton 3-1 në fushën e Cagliarit dhe ende e mban të hapur garën e titullit kampion, e cila do të vendoset javën e fundit. Zikaltrit duhet të mposhtin Sampdorian dhe të shpresojnë që Milan të humbasë nga Sassuolo.

Ndeshja në Sardegna Arena u zhbllokua në minutën e 25-të me një goditje me kokë nga Darmian.

Në fillim të pjesës së dytë Lautaro Martinez do të dyfishonte shifrat (51') me një diagonale të bukur, në 54' Lykogiannis e kthen skuadrën e Cagliarit në lojë, por do të ishte sërish Martinez që në të 84-tën do të realizonte. Me këtë humbje skuadra sarde është drejt Serie B


Video