Messi tradhton PSG, por jo alieni Mbappe: Me një kryevepër mposht Realin

15 February 2022, 23:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Messi tradhton PSG, por jo alieni Mbappe: Me një kryevepër mposht

Një gol kinemaje nga Mbappé në minutën 94' vendosi supersfidën mes Psg dhe Real Madrid.

Ndërkohë, Lionel Messi ka “tradhtuar” PSG-në në ndeshjen e parë me eliminim direkt ndaj Realit të Madridit në kryeqytetin francez, por ndërsa një yll venitet, një tjetër shkëlqen fuqishëm. Ai është Mbappe. 

Kampionët e Francës dominuan totalisht 90 minutat. Messi, Mbappe, në pjesën e dytë edhe Neymar, u përballën me murin e ndërtuar nga “arkitekti” italian Carlo Ancelotti dhe me një super Courtois.

Belgu ndali çdo top që iu drejtua portës në kohën e rregullt, madje edhe atë të minutës së 61-të, kur Lionel Messi ekzekutoi një 11-metërsh, por nuk mundi të shënonte. Në minutën 94-t, Mbappe, i asistuar nga Neymar, realizoi një gol kryevepër. Tashmë francezët do të shkojnë më të qetë në ndeshjen e kthimit të 9 marsit në Madrid.

Ndërkohë, Manchester City e ka hipotekuar që në ndeshjen e parë kualifikimin ndaj Sportingut të Lisbonës, ku fitoi në transfertë me rezultatin e thellë 0-5.


Video