Messi s’e përjashton rikthimin te Barcelona: Nuk i dihet, pas botërorit

26 March 2022, 15:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Messi s’e përjashton rikthimin te Barcelona: Nuk i dihet, pas

Leo Messi ka nxitur edhe më shumë zërat për një rikthim të mundshëm te Barcelona, duke mos e përjashtuar prerazi.

“Nuk e di çfarë do të bëj pas Botërorit. Po mendoj për atë që po vjen, duhet të vlerësoj mirë disa gjëra pas Katarit. Nuk e di, nëse do të vazhdoj me Argjentinën. Për momentin mendoj vetëm për ndeshjen me Ekuadorin dhe pastaj ndeshjet e përgatitjeve të Botërorit, që do të luajmë në qershor dhe shtator. Shpresoj që të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi ai pas fitores së Argjentinës me Venezuelën.

Ai lë të hapur edhe idenë për t’u tërhequr, këtë herë përfundimisht nga kombëtarja. Sa për Barcelonën, ka një ofertë nën zë të Xavit për ta pasur sërish në Camp Nou, ndoshta bashkë me Neymar.

Megjithatë, për të siguruar dyshen, Barcelona duhet të tejkalojë pengesat financiare dhe të mposhtë konkurrecën e sheikëve të PSG-së.


Video