Merr sërish në qafë bastexhinjtë, Alfred Cako dështon edhe në parashikimin e finales (VIDEO)

19 December 2022, 15:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr sërish në qafë bastexhinjtë, Alfred Cako dështon
Alfred Cako

Konspiracionisti Alfred Cako ka provuar sërish mbi kampionatin botëror "Katar 2022", por ka dështuar sërish mbi parashikimet.

I ftuar pak ditë më parë në emisionin "Top Arena", Cakos iu kërkua që të japë dhe një parashikim mbi finalen Francë-Argjentinën dhe ai tha se fitojnë europianët.

Por, në fakt, fitoi Argjentina pas penalltive, pasi koha e rregullt së bashku me shtesat përfundoi me rezultatin e barabartë 3-3.

Alfred Cako bëri një parashikim edhe para çerekfinaleve, por në katër ndeshje, tre dështoi dhe vetëm një gjeti dhe sipas tij, në atë kohë, në finale do të dilte Brazili me Portugalinë dhe kampion do të shpallej kjo e fundit. Madje, parashikimet e tij, ai ja u sugjeronte edhe bastexhinjëve.


Video