Mediat turke: Skandal në Tiranë, shqiptarët sulmuan fansat e Beshiktash

3 August 2023, 20:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediat turke: Skandal në Tiranë, shqiptarët sulmuan fansat e
Lajmi në mediet turke

Përplasja mes tifozëve të Tiranës dhe Beshiktashit në fillim të ndeshjes është kryefjala e medieve sportive në Turqi.

Me tone të ekzagjeruara portali "Yenicag" e quan skandal atë që ndodhi në fillim të ndeshjes, duke pretenduar se tifozët turq u sulmuan nga blutë e Tiranës në stadiumin "Air Albania".

"Skandal në Tiranë, ata sulmuan tifozët e Beshiktash", shkruan media, duke thënë se drejt tyre u hodhën edhe mjete piroteknike.

Ndeshja e vlefshme për Conference League nisi me 14 minuta vonesë për shkak të përplasjes. Arbitri urdhëroi tërheqjen e lojtarëve deri sa situata u qetësua.

Incidente pati edhe në momentin kur spikeri i stadiumit foli turqisht, dhe u fërshëllye nga tifozat shqiptarë.


Video