Mediat franceze: Mbappe ka refuzuar Realin. Rinovon për 3 vite me PSG

21 May 2022, 18:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mediat franceze: Mbappe ka refuzuar Realin. Rinovon për 3 vite me PSG

Kylian Mbappe nuk do të largohet nga PSG. Sipas asaj që shkruajnë ‘L’Equipe’ dhe ‘Le Parisien’, sulmuesi ka pranuar ofertën e sheikëve për të qëndruar edhe tre vite të tjera me kampionët e Ligue 1.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet që të njoftohet ditën e diel, para ndeshjes finale kundër Metz. Dy mediat franceze shkruajnë se është e sigurt që Mbappe do të refuzojë ofertën e Realit dhe do të vazhdojë karrierën me PSG, ku ndodhet prej 5 vitesh tashmë.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, por Eurosport shkroi më herët se nga kjo firmë, Mbappe do të përfitojë automatikisht një bonus prej 300 mln eurosh dhe një pagë sezonale prej 100 milionë eurosh, të cilave u shtohen edhe të drejtat e imazhit, të cilat do të menaxhohen nga vetë Mbappe, për të rritur akoma më shumë të ardhurat e tij.

Krahas kësaj, drejtuesit e PSG-së i kanë premtuar sulmuesit edhe një rol thelbësor në vendimmarrje që lidhen me ekipin, si përzgjedhja e trajnerit, apo merkatoja.


Video