Ambicia e Manchester United për një vend në Ligën e Kampioneve mori një goditje të fortë nga Southampton i Armando Brojës.
Në “Old Trafford”, skuadra e Ralf Ragnick nuk mori më shumë se një barazim 1-1 dhe megjithëse nuk gjeti golin e rrjetës, një kontribut të vyer në këtë pikë për miqtë e dha edhe Broja.
Duke e konsideruar si sulmuesin më të rrezikshëm të Sauthempton, shqiptari ishte gjatë të gjithë kohës me dy mbrojtës të United pranë tij, çka i dha mundësi sulmuesit tjetër të Southampton, Che Adams që të shënojë golin e barazimit.
Ndeshja përfundoi 1-1. Për United shënoi Sancho në minutën e 21, ndërsa Southampton barazoi me Adams në minutën e 48-të. Rezultati lë po në vendin e pestë skuadrën e Manchester United dhe jashtë zonës së Ligës së Kampionëve. Nga ana tjetër, kjo ishte ndeshja e dhjetë për Southampton pa humbje, ndërsa në mesjavë siguroi një fitore të në transfertë ndaj Tottenham.