Mbështeti protestën, Irani ul avionin ku ndodhej familja e "legjendës" së tyre

26 December 2022, 23:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbështeti protestën, Irani ul avionin ku ndodhej familja e

Një tjetër kapitull në represionin e disidentëve në Iran, edhe të atyre të njohur.

Autoritetet e Teheranit i kanë urdhëruar një avioni të ulet në territor iranian ndërkohë që ishte në fluturim, sepse brenda ndodhej familja e ish-yllit të kombëtares Ali Daei, sot trajner, që ka shprehur gjithmonë mbështetje për kauzën e protestuesve kundër regjimit të ajatollahut Khamenei.

Avioni i tipit Airbus i përkiste kompanisë Mahan Air, dhe po fluturonte nga kryeqyteti iranian për në Dubai, teksa u detyrua të zbriste në ishullin Kish, një nga resortet e vetme të Iranit.



Video