
Kylian Mbappe është një hap larg Real Madrid. Sipas asaj që shkruan Marca, marrëveshja mes palëve është arritur javën e kaluar dhe mbetet vetëm zyrtarizimi.
Madrilenët kanë kyçur gojën për këtë temë, duke pritur që lajmin i pari të japë Mbappe. Strategjia, sipas Marca-s, është zgjedhur për të mos shtuar dozat e konfliktit me pronarët e PSG-së, të cilët nuk duan që lojtari të largohet.
Mbappe do të largohet me parametra zero, pasi më 31 qershor i përfundon kontrata me PSG dhe duke nisur nga 1 korriku duhet të njoftojë skuadrën e tij të re.
“E kam marrë vendimin dhe do ta njoftoj zyrtarisht në muajin qershor”, deklaroi Mbappe gjatë ceremonisë ku tërhoqi çmimin lojtari më i mirë i Ligue 1.
Sipas Marcas ai që ka bindur Mbappe-n ka qenë drejtori i përgjithshëm i Real, Angel Sanchez. Sa për kostot e transferimit, detajet janë ende mister, por sigurisht që ato nuk do të kenë barrën e blerjes, ku verën e kaluar Real ofroi 200 mln euro për francezin.