Manchester United zyrtarizon Ruben Amorim si trajnerin e ri: Kontratë deri në vitin 2027

1 November 2024, 18:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manchester United zyrtarizon Ruben Amorim si trajnerin e ri: Kontratë deri
Ruben Amorim

Ruben Amorim është trajneri i ri i Manchester United. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez, i cili ka sqaruar se trajneri aktual i Sporting Lisbona do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027, me mundësinë për një vit shtesë në varësi të rezultateve të arritura.

Trajneri portugez, 39 vjeç, zëvendëson të larguarin Erik ten Hag dhe do të bashkohet me skuadrën më 11 nëntor. Ruud van Nistelrooy do të vazhdojë të drejtojë ekipin deri në mbërritjen e trajnerit të ri.

Manchester United “ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Ruben Amorim si trajner i ekipit të parë të meshkujve, në përputhje me kërkesat për vizë pune. Ai do të jetë në krye deri në qershor 2027 me një opsion të klubit për një vit shtesë, pasi të ketë përmbushur detyrimet e tij ndaj klubit aktual. Ai do t’i bashkohet Manchester United të hënën më 11 nëntor,” shkruhet në komunikatën e Red Devils.

“Ruben Amorim është një nga trajnerët më entuziastë dhe më të vlerësuar të futbollit evropian. Me një karrierë të shquar si lojtar dhe trajner, titujt e tij përfshijnë fitimin e dy herë të Primeira Ligës në Portugali me Sporting Lisbonën; e para prej të cilave ishte titulli i parë i klubit pas 19 vjetësh.

Ruud van Nistelrooy do të vazhdojë të drejtojë ekipin deri në momentin kur Ruben do të na bashkohet,” shtoi United.


Video