Luciano Spalletti trajner i ri i kombëtares italiane

18 August 2023, 20:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luciano Spalletti trajner i ri i kombëtares italiane
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane, pas dorëheqjes së Roberto Mancinit.

Lajmin e ka bërë me dije Federata Italiane e Futbollit, FIGC.

“Federata Italiane e Futbollit njofton se ka arritur marrëveshje me Luciano Spallettin për postin e trajnerit të kombëtares italiane. Trajneri toskan do të marrë rolin e tij duke filluar nga 1 shtatori 2023 dhe prezantimi zyrtar do të bëhet me rastin e takimit të Azzurrit, të planifikuar për ditët e para të shtatorit, në Qendrën Teknike Federale në Coverciano”, thuhet në njoftim.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina i ka uruar mirëseardhjen SPallettit duke thënë se kombëtares i duhej një trajner i shquar.

Ndeshja e parë e italianëve do të zhvillohet kundër Maqedonisë së Veriut në 9 shtator.


Video