Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
E përditshmja franceze “L’Equipe” ka publikuar një raport të detajuar mbi rrogat në kampionatet kryesore të futbollit në Europë, duke marrë për bazë rrogat mujore bruto të futbollistëve.
Një renditje që në Itali dominohet plotësisht nga Juventusi.
Klubi bardhezi është ai që ka pagat më të larta në këtë sezon, me të 5 lojtarët e parë më të paguar që vijnë nga torinezët. Në krye të listës është Paulo Dibala me 1.13 milionë euro në muaj e më pas vijnë Vlahoviç me 1.07 milionë dhe Shezni e Bonuçi me nga 1 milion.
Në një periudhë krize dhe me Juventusin mes borxhesh, ndoshta kjo shpjegon edhe arsyen pse bardhezinjtë vendosën të mos rinovonin me Dibala, duke shpëtuar nga barra më e rëndë e pagesave në Serinë A.