Liverpool merr fitoren e shtatë radhazi dhe hap luftën për vendin e katërt

15 May 2023, 23:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liverpool merr fitoren e shtatë radhazi dhe hap luftën për vendin
Liverpool

Liverpool arriti fitoren e shtatë radhazi në Premier League, teksa mposhti me shifrat 3-0 në transfertë Leicesterin.

Brenda tre minutave (33 dhe 36), Curtis Jones shënoi dy gola, ndërsa Trent Alexander-Arnold vulosi rezultatin me një gol fantastik nga një goditje dënimi.

Pas këtij suksesi, Liverpool mban gjallë shpresat për zonën Champions, teksa Manchester United dhe Newcastle kanë vetëm një pikë më shumë se të kuqtë, por me një ndeshje më pak se të kuqtë.


Video