Lajme të këqija për Sylvinhon në prag të Çekisë, Uzuni dëmtohet dhe lë në mes ndeshjen e Granadës

28 September 2023, 20:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lajme të këqija për Sylvinhon në prag të
Uzuni

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u dëmtua në ndeshjen Granada-Betis, që po luhet në këto momente dhe u detyrua që të ndërpresë ndeshjen.

Uzuni u dëmtua në minutën e 37’, megjithatë sulmuesi “kuqezi” nuk mundi të vazhdojë më ndeshjen dhe në minutën e 39’ la fushën e lojës.

Ende nuk dihet se sa i rëndë mund të jetë dëmtimi i shqiptarit, por një lajm i tillë nuk është aspak i mirë për trajnerin Sylvinho, duke ditur që me 12 tetor Kombëtarja do të përballet me Republikën Çeke në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024.


Video