Lacio shkatërron Bolonjën, Hysaj ngroh stolin

12 February 2022, 17:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lacio shkatërron Bolonjën, Hysaj ngroh stolin

Elseid Hysaj duket se nuk është më i preferuar i Mauricio Sarrit në mbrojtjen e Lacios. Mbrojtësi kuqezi nuk luajti asnjë minutë në fitoren 3-0 të kësaj fundjave të Lacios ndaj Bolonjës.

Minutat e Hysajt në fushë që pas dëmtimit ndaj Xhenoas më 17 dhjetor janë reduktuar ndjeshëm. Në tre ndeshjet e fundit, Hysaj në një rast ka hyrë si zëvendësues në 20 minutat e fundit të ndeshjes, në rastin tjetër është zëvendësuar në minutën e 60-të dhe në ndeshjen e fundit nuk është aktivizuar fare.

Në vend të shqiptarit, në krahun e djathtë të mbrojtes së Lacios po gjen gjithnjë e më shumë hapësira mbrojtësi italian, Lazzari, ndërsa në të majtën po aktivizohet Marusiç.

Ndërkohë, golat për Lacion në fitoren e pastër ndaj Bolonjës u shënuan nga Immobile dhe dopietë e mesfushorit Mattia Zaçagni.

 


Video