Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Novak Xhokoviç, përdori ndeshjen e tij për të dhënë një mesazh politik.
Në një nga kamerat e pranishme pranë fushës, tenisti serb shkroi “Kosova është zemra e Serbisë, ndalni tensionin”.
Ky mesazh i Xhokoviç ka sjellë reagime të shumta edhe për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ndërkohë që Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata Kosovare e Tenisit kanë reaguar duke dënuar ashpër këtë provokim dhe duke iu kërkuar organeve ndërkombëtare që të marrin masa ndëshkuese.
Asnjëra nga palët, nuk kanë reaguar për të dënuar veprimin e tenistit serb, të paktën për t’i ardhur në mbështetje Federatës së Kosovës dhe për të qenë krah tyre në këtë moment.