Konfirmohet dëmtimi i rëndë, talenti italian i Liverpool ka këputur ligamentin

24 September 2025, 17:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konfirmohet dëmtimi i rëndë, talenti italian i Liverpool ka
Giovanni Leoni duke dale nga fusha me barele

Ajo që më shumë i frikësoheshin te Liverpool, tashmë është konfirmuar. Mbrojtësi Giovanni Leoni ka këputur ligamentin e gjurit të majtë.

20-vjeçari italian, i afruar në merkaton e verës nga Parma, bëri debutimin e tij ndaj Southampton, ku u dëmtua rëndë dhe u detyrua të largohej nga fusha me barelë.

Testet mjekësore kanë zbuluar një këputje të ligamentit në gjurin e majtë dhe sipas raportimeve, lojtari do të jetë jashtë për shtatë muaj.

Praktikisht sezoni për të mund të quhet i mbyllur.

Sipas parashikimeve, nëse gjithçka shkon mirë, Leoni do të rikthehet në muajin prill të vitit 2026, por duke llogaritur edhe kohën që i duhet për të kapur formën, atëherë mund të jetë gati vetëm në verë, ose në ndeshjet e fundit të sezonit.


Video