Kombëtarja fiton një talent për të ardhmen, Asllani: Emocion unik, golat do të vijnë

29 March 2022, 20:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kombëtarja fiton një talent për të ardhmen, Asllani: Emocion

Kombëtarja nuk arriti të merrte më shumë se një barazim pa gola në miqësoren ndaj Gjeorgjisë, por në fushën e lojës u pa qartë se kuqezinjtë kanë fituar një lojtar për të ardhmen.

Ai është mesfushori i Empolit Kristjan Asllani, i cili luajti 90 minuta në këtë ndeshje, duke bërë një paraqitje fantastike.

Pas ndeshjes, ai u shpreh: “Është emocion unik. Luajtëm të gjithë mirë, kemi bërë shumë raste, mungoi vetëm goli para tifozëve, por do të vijë edhe goli, jam i sigurt. Unë hyra në fushë, doja të kërkoja të ndihmoja çunat dhe shpresoj se e kam bërë mirë. Unë e ndjej veten më mirë kur luaj si 6 para mbrojtjes. Edhe te Empoli kam luajtur aty, por futem ku të dojë trajneri.

Unë dhe Bajrami njihemi mirë, por sot ndjehemi mirë me mesfushorët dhe jam shumë i lumtur se kemi bërë super ndeshje me ekipin. Për mua ekipi është shumë i fortë dhe do të bëjmë shumë gjëra të bukur në të ardhmen”.

 


Video