Kishte pësuar vetëm 1 gol, Reali i bën 3 brenda një ndeshje

16 October 2022, 20:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kishte pësuar vetëm 1 gol, Reali i bën 3 brenda një ndeshje

Barcelona e nisi kampionatin me mbrojtjen si pika e saj më e fortë. Por, brenda katër ditëve katalanasit kanë pësuar gjashtë gola.

Katalanasit kishin pësuar vetëm një gol në tetë ndeshjet e para të kampionatin, ndërsa vetëm në El Classico pësuan tre të tillë nga Reali.

Këtyre tre golave u shtohen edhe tre të pësuarit në mesjavë në sfidën ndaj Interit në Camp Nou.

Nuk janë vetëm golat e pësuar shqetësimi që duhet të ketë Xavi. Skuadra ka humbur shumë edhe në pjesën e mbajtjes së topit. Ndaj Realit katalanasit e mbajton topin për 57 për qind të lojës, një diferencë dukshëm më e ulët se përqindja mesatare e mbajtjes së tij në tetë ndeshjet e para të La Ligës, rreth 65 për qind.


Video