
Rafael Leao është ndër më të mirët e Milanit në këtë sezon dhe me paraqitjet e tij në fushë ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Europës.
Milani vetë e ka përfshirë në listën me pak emra që i konsideron të pashitshëm, por në rast të një oferte të majme “kuqezinjtë” mund të ndryshojnë mendje.
E oferta e majme, sipas mediave sportive italiane, mund të mbërrijë po nga Italia. Juventusi thuhet se është i interesuar për të pasur lojtarin e kuqezinjve dhe në merkaton e verës është i gatshëm që të ofrojë deri në 70 mln euro.
Është shpejt për të folur, por sipas CalcioMercato, nëse portugezi vijon me këtë formë deri në fund të sezonit, ai mund të bindë Agnellin që të shpenzojë 70 mln euro për të siguruar kartonin e tij.