Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Juventusi ka dalë me 3 pikë të plota nga transferta e radhës në kampionat përballë Veronës.
Ndonëse nuk zhvilluan një ndeshje perfekte, bardhezinjtë u treguan të qartë në synimet e tyre në këtë takim duke mos rrezikuar shumë dhe zgjodhën të sulmonin me kundërsulm.
Goli i fitores u shënua nga Kean në minutën e 60. Verona tentoi të kundërpërgjigjet, por pa forcat e duhura. Në fundin e takimit, vendasit pretenduan për një penallti, por VAR shoi çdo dyshim.
Tashmë Juventusi ka marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, duke u ngjitur në vendin e tretë me 28 pikë.