
Juventus ka arritur të marrë 3 pikë të vuajtura, por që e afrojnë më shumë me objektivin e kualifikimit në Champions.
Ndaj Sassuolos, në shtëpinë e këtyre të fundit, me një përmbysje, ekipi i Allegrit fiton 2-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, ku në minutën e 39-të Berardi shërben një top të bukur për Raspadorin dhe nuk gabon para portës. Nuk kaluan shumë minuta, ku në të 45-tën, Zakaria shërben për argjentinasin Dybala dhe barazon shifrat duke dërguar ekipet në baraspeshë në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë nuk nisi mirë për Juventusin, pasi Sassuolo ka dominuar pothuajse në të gjithë lojën.
Megjithatë, ligji i pashkruar i futbollit respektohet dhe në minutën e 88-të vjen goli i Juventusit, ku Alex Sandro dërgon një top për sulmuesi Kean dhe ky i fundit me një goditje te bukur mposht portierin duke i dhënë tre pikë të rëndësishme “Zonjës së Vjetër”.
Tani Napoli është vetëm 1 pikë larg dhe Juventusi do të synojë të kapë vendin e tretë në renditjen e Serie A.