"Ju them bastexhinjëve, Brazili shkon në finale", dështon që në fillim parashikimi i Alfred Cakos (VIDEO)

9 December 2022, 19:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ju them bastexhinjëve, Brazili shkon në finale",
Vinicius Junior dhe Alfred Cako

Konspiracionisti Alfred Cako, njihet për parashikimet e tij në çdo fushë dhe madje nuk nguron të "lëvdohet" se ato dalin gjithmonë të sakta.

Tre ditë më parë ai guxoi të jepte parashikimin e tij edhe për Kupën e Botës "Katar 2022". Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Cako tha se në gjysmë-finale do të shkonte Brazili, Holanda, Franca dhe Portugalia, ndërsa në finale Brazil-Portugali dhe botërori do të fitohej nga Portugalia.

Por, ky parashikim i Alfred Cakos ka dështuar që në ndeshjen e parë çerek-finale. Brazili është eliminuar nga Kroacia pas gjuajtjes së penalltive, pasi 120 minuta përfunduan me rezultatin 1-1.

Në videon e tij, Alfred Cako ia u sugjeronte parashikimin edhe bastexhinjëve, por shpresojmë të mos ketë marrë shumë veta në qafë.


Video