“Jo, faleminderit”, Lazio refuzon firmën me Bonnucin

9 July 2023, 20:39Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jo, faleminderit”, Lazio refuzon firmën me Bonnucin
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci e ka mbyllur me Juventusin. Kapiteni nuk bë më pjesën në planet e së ardhmes së “Zonjës”, që synon të lirohet nga paga e tij e lartë.

Newcastle është një opsion fantastik në Premier League, me bardhezinjtë anglezë që do të garojnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Por deri tani nuk ka zhvillime zyrtare. MLS amerikane dhe Arabia Saudite mbeten opsione konkrete për 36-vjeçarin, por ai dëshiron të mbetet në Europë.

La Repubblica zbulon një prapaskenë merkatoje në lidhje me qendërmbrojtësin e njohur. Lazios i është propozuar firma me Bonuccin.

Por përgjigja e klubit bardhekaltër, që do të marrë pjesë në grupet e Champions League, ka qenë “jo” e thatë.

Kapiteni i Juves po sheh për mundësi të tjera për të vazhduar karrierën, pasi dëshira e tij kryesore është të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.


Video