Japonezët nuk dinë t’i shënojnë penalltitë, Kroacia shkon në çerekfinale

5 December 2022, 18:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Japonezët nuk dinë t’i shënojnë penalltitë,
Portieri Livakovic, heroi i kroatëve

Kroacia ka kaluar në çerekfinalen e Kupës së Botës pasi eliminoi nga lotaria e 11-metërshave Japoninë. Kjo është edhe ndeshja e parë në Botërorin e Katarit që vendoset nga penalltitë.

Barazim 1-1 pas 120 minutave kohë të rregullt me golat e Maedas dhe Perisic, ndërsa në fund, aty ku japonezët mendohej se do të ishin të kthjellët, u ndalën që në dy ekzekutimet e para nga portieri Livakovic që bëhet kështu heroi i kroatëve, të cilët harxhuan shumë energji për të kaluar në fazën tjetër ku do të sfidojnë fituesen e çiftit Kore e Jugut-Brazil.

Vetën një 11-metërsh arriti të realizonte Japonia në fundin e ndeshjes dhe tashmë aziatikët i japin lamtumirën Kupës së Botës.


Video