Inzaghi në ‘fije të perit’, dy emra që i kërcënojnë stolin

21 March 2022, 19:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Inzaghi në ‘fije të perit’, dy emra që i

Simone Inzaghi e ka humbur kontrollin e skuadrës dhe ekipi prej javësh tashmë është i turbullt në fushë, ndërsa edhe rezultatet kanë qenë zhgënjyese.

Kjo ka nxitur zërat e shkarkimit të tij dhe sipas mediave sportive italiane drejtuesit e klubit kanë gati edhe zëvendësuesit potencialë.

Emri i parë në listë është ai i Thiago Mottas, trajneri aktual i Spezias dhe ish-mesfushori zikaltër i sezonit të tripletës, që e njeh mirë ambientin.

Emri i dytë është ai i trajnerit të Fiorentinës, Vincenzo Italiano, që në dy sezonet e fundit ka propozuar një futboll të bukur dhe rezultate konkrete brenda objektivave të skuadrës.

Interi ka marrë vetëm shtatë pikë në shtatë ndeshjet e fundit të Serisë A, duke humbur kryesimin me diferencë për shtatë pikësh nga Milani dhe aktualisht ndodhet tre pikë pas kuqezinjëve.

 


Video