Inteligjenca artificiale tregon top-formacionin e të gjitha kohërave në futboll (FOTO)

21 September 2023, 10:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inteligjenca artificiale tregon top-formacionin e të gjitha kohërave
Maradona dhe Pele

Vetëm një italian në të, Pelè, Maradona dhe Messi. Inteligjenca artificiale tregon top-formacionin e të gjitha kohërave në futbollTelevizioni i Katarit “BeIn Sports” vuri në lëvizje programin e famshëm të inteligjencës artificiale “ChatGPT”, duke pyetur se cili ishte futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në secilin prej roleve përkatëse në fushën e blertë. Kësisoji, me to ndërtoi top-formacionin më të mirë të historisë së futbollit.

Softueri nuk i zhgënjeu pritshmëritë, teksa përfshiu edhe disa njohje të vjetra të futbollit italian si Paolo Maldini, Diego Armando Maradona, Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane, por “shenjtëroi” edhe kampionët e mëdhenj amerikano-jugorë si Pelè dhe Lionel Messi.

1. Lev Yashin

Portieri i Dinamos së Moskës fitoi gjashtë kampionate të Bashkimit Sovjetik dhe 3 kupa kombëtare, si dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 1956. Ai ishte gjithashtu kampion evropian më 1960 dhe fitues i “Topit të Artë” më 1963, përpara Gianni Rivera.

2. Cafu

Braziliani i i lindur Marcos Evangelista de Moraes, fitoi një titull kampion me Milanin dhe tjetrin me Romën. Me kuqezinjtë fitoi gjithashtu Ligën e Kampionëve dhe Botërorin për Klube më 2007. Ai ishte dy herë kampion bote (1994 dhe 2002) me Brazilin. Cafu konsiderohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të fortë në histori.

3. Roberto Carlos

Një tjetër brazilian në krahun tjetër. Mbrojtësi i majtë, në vend të kësaj kishte veshur fanellën e skuadrës tjetër milaneze. Roberto Carlos da Silva Rocha fitoi 3 Champions League dhe dy kampionate ndërkontinentale me Real Madridin. U shpall edhe kampion bote me Brazilin në vitin 2002, në Korenë e Jugut. Ka luajtur për Interin në sezonin 1995-1996.

4. Xavi

Në mesin e fushës si “regjisor” është Xavier Hernández i Creus, lojtari më i mirë i Kampionatit Europian 2008 (të fituar nga Spanja e tij, e cila më pas përsëriti suksesin 4 vite më vonë). Ai u rendit i treti për “Topin e Artë”, tri herë radhazi, më 2009, 2010 dhe 2011. Me Barcelonën fitoi 4 Champions League dhe 2 Botërorë për Klube, si dhe ka fituar 8 herë titullin e La Liga-s.

5. Paolo Maldini

Ai “lindi” si mbrojtës i majtë, por Paolo Maldini më pas luajti një pjesë të mirë të karrierës si qendërmbrojtës, duke filluar nga 1998-1999. Dhe ja ku inteligjenca artificiale e vendos atë në top-11. “Flamuri” i Milanit ka fituar 7 tituj kampioni në Serie A, një Kupë Italie, 5 Superkupa Italie, 5 Liga Kampionesh, 5 Superkupa Evropiane, 2 Kupa Ndërkontinentale dhe një Botëror për Klube.

6. Franz Beckenbauer

Nëse roli i liberos u shpik nga Karl Rappan, Kaiser Franz e bëri atë art. Legjenda gjermane u rrit te Bayern Munich, me të cilin luajti nga viti 1964 deri më 1977, duke fituar 4 Kupa të Gjermanisë, 4 kampionate të Gjermanisë Perëndimore, një Kupë të Fituesve të Kupave, 3 Kupa Evropiane dhe një Kupë Interkontinentale. Në vitin 1977 u transferua në NASL, te NY Cosmos, me të cilin fitoi 3 kampionate të Amerikës së Veriut në 4 sezone. Më pas u kthye në atdheun e tij, në Hamburg, duke fituar një tjetër kampionat, përpara se ta mbyllte karrierën me Cosmos. Me kombëtaren fitoi Kupën e Botës 1974 si lojtar dhe Botërorin e Italisë më 1990 si trajner.

7. Cristiano Ronaldo

Në sulmin e krahut të djathtë është CR7, i pari mes lojtarëve ende aktivë, sot në Arabinë Saudite me Al Nassr, pasi ka veshur fanellat e Sporting Lisbonës, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Në karrierën e tij fitoi 5 Champions League, 2 Superkupa Evropiane, 4 Botërorë për Klube. Me Portugalinë u shpall kampion evropian në vitin 2016. “ChatGpt” e vendos atë në vendin e katërt ndër më të mirët ndonjëherë.

8. Zinedine Zidane

Mos i zyrtarizoni numrat e fanellave, edhe sepse ka vetëm një numër 10… Pas sulmuesit në këtë formacion të rreshtuar me skemën 4-1-4-1 qëndron ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit, Zizou. Me bardhezinjtë, në 5 sezone fitoi 2 kampionate, një Superkupë Italie, një Superkupë Europiane, një Kupë Interkontinentale dhe një Intertoto. Më pas u transferua te Real Madridi, duke fituar një La Liga, 2 Superkupa Spanjolle, një Champions League, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë Interkontinentale. Me “Les Bleus” triumfoi në Kupën e Botës 1998 dhe Kampionatin Evropian 2000.

9. Pele

Edhe këtu, le të mos ndalemi te numri 9. Edson Arantes do Nascimiento, i njohur si Pelé, është sulmuesi i këtij top-formacioni ëndrrash dhe, sipas “ChatGpt”, numri një i të gjitha kohërave. “O Rei” fitoi tri Kupa Bote me Brazilin (Suedia 1958, Kili 1962 dhe Meksika 1970). Në shtëpi fitoi 10 kampionate Paulista me Santos-in e tij, duke i dhënë gjithashtu dy Libertadores dhe dy tituj Interkontinental klubit-mëmë .

10. Diego Maradona

Pas Zidane, ne ia japim atij fanellën me numrin 10. “Pibe de Oro” është i dyti, vetëm pas Pelé, në renditjen e më të mirëve të të gjitha kohërave. Me Napolin fitoi dy tituj kampioni (1987 dhe 1990), një Kupë UEFA dhe një Superkupë të Italisë. Ai kishte fituar më parë një kampionat argjentinas me Boca Juniors, më pas fitoi edhe një në Spanjë me Barcelonën (si dhe një Kupë Mbreti e Superkupë Spanjolle). Maradona udhëhoqi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës 1986 në Meksikë.

11. Leo Messi

Në krahun e majtë të sulmit, inteligjenca artificiale vendos “Pleshtin”. Edhe tek ky, lista e triumfeve është e pafundme. 44 trofetë zyrtarë të fituar në karrierën e tij e bëjnë Messin futbollistin më të suksesshëm në histori. Kufizohemi të kujtojmë Botërorin e fundit në Katar me Argjentinën, 4 herë Ligën e Kampionëve, 10 tituj kampioni në La Liga me Barcelonën dhe 7 “Topat e Artë”. Ai është në vendin e tretë të renditjes së hartuar nga “ChatGpt” për futbollistët më të mirë në të gjithë historinë.



Video