
Ndeshja e fundit e Kupës së Botës që Mateu Laoth ka fishkëllyer ishte ajo mes Argjentinës dhe Holandës.
Arbitri spanjoll ka kontribuar me vendimet e tij që çerekfinale duke humbur kontrollin disiplinor dhe duke shpërndarë gjithsej 17 kartona të verdhë.
Kështu pasi arriti të shkaktojë protesta nga të dyja palët (me Lionel Messin që theksoi se nuk kishte nivelin e duhur për t’u emëruar në një ndeshje të tillë dhe duke shmangur të thoshte më shumë për të mos u ndëshkuar), FIFA e dërgoi atë në shtëpi.
E ndërsa hetimi që ka nisur tashmë për atë që ndodhi në lojë po vazhdon, ai është përjashtuar nga gjysmëfinalet dhe finalet e kompeticionit.
A kishte të drejtë Pepe?
Pas eliminimit të Portugalisë në çerekfinale ndaj Marokut, ka qenë i ashpër reagimi i Pepes:
“Është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të vërshëllejë për këtë ndeshje. Jam shumë i trishtuar, për atë që humbëm. Ishin 90 minuta ku ata u munduan gjithmonë të ndalnin lojën tonë me faulle të lehta, gjyqtari nuk jepte kartonë, nuk i tërhiqte vëmendjen.
Kështu shkoi gjithë loja, vetëm faulle. Ata patën fatin që shënuan një gol. Ne punuam shumë dhe bëmë shumë për të fituar ndeshjen.
Ishim gjithmonë para, pësuam në mënyrë të papritur një gol, por ishim gjithmonë më të fortë se ata. Ishte e papranueshme të kishim një gjyqtar argjentinas që drejtonte ndeshjen, pasi u dëgjuan fjalët e Mesit, ndërsa vjen e na gjykon argjentinasi. Në pjesën e dytë nuk u luajt aspak, ai dha vetëm 8 minuta shtesë.
Vetëm ne deshëm të luanim në pjesën e dytë. Jemi të mërzitur, kishim cilësi për të fituar, për fat të keq nuk ia dolëm. Nuk na lejuan të luanim”, tha ai.