Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sigurisht, është Botërori i Lionel Messit, por edhe Emiliano Martinezit. ‘Heroi’ i argjentinasve ishte ai në fund, me penalltinë e pritur ndaj Komanit, kurse Tçouameni gjuajti shtyllën.
Pas finales, portieri argjentinas, vendimtar edhe në kualifikimin ndaj Holandës në çerekfinale po me penallti, u shpreh:
"Ishte një ndeshje vuajtjesh të mëdha. E dinim, por nuk arritëm ta kontrollonim ndeshjen ashtu siç donim. Por, për t’u bërë kampion duhet të vuash”.
Më pas, mes lotësh nga emocionet e mëdha, Martinez ka shtuar:
“Kur shkuam te penalltitë në fund, u thashë shokëve që të rrinin të qetë, sepse ndonjë do ta prisja…".
Një e priti në fakt dhe i dha skuadrës mundësinë për të festuar me Kupën e Botës në Katar.