Guardiola zemëron tifozët: Pelé apo Maradona? Është një tjetër më i madhi

30 December 2022, 21:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Guardiola zemëron tifozët: Pelé apo Maradona? Është
Pep Guardiola

Krahasimet, tashmë të shpeshta në të kaluarën, sot bëhen pothuajse të detyrueshme. Trajneri i City, Pep Guardiola, nuk mund t'i shpëtonte një komenti për largimin nga kjo jetë të Pele.

“Mendoj se Neymar tha një gjë të mrekullueshme kur tha se numri dhjetë ishte vetëm një numër para Pele dhe pas tij u bë diçka e veçantë – nënvizon trajneri katalanas – të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të veshin fanellën me numrin dhjetë mbi supet e tyre. Ajo që bëri për futbollin do të mbetet përgjithmonë në botën e futbollit”.

“Akoma nuk kisha lindur kur ai luajti – nënvizon sërish Pep– ishte shumë i fortë dhe la gjurmë të rëndësishme. Mendoj se Pele, si Cruijff, Maradona, Messi, Cristiano Ronaldo dhe Beckenbauer janë lojtarë që do të qëndrojnë përgjithmonë. Ata kanë bërë shumë gjëra për shumë vite në fushat e futbollit. Pele ishte në gjendje të bënte gjithçka, dhe brazilianët besojnë se ai është më i miri në histori, ashtu si argjentinasit mendojnë të njëjtën gjë për Messin, Di Stefano dhe Maradona. Personalisht them se për mua më i miri është Leo Messi”.


Video