Guardiola zbulon skuadrën që i trembet në ‘Champions’

17 February 2022, 22:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Guardiola zbulon skuadrën që i trembet në ‘Champions’

Manchester City fitoi 0-5 në transfertë ndaj Sportingut të Lisbonës dhe është praktikisht i kaluar në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

Të shumtë janë ata që thonë se ky është viti i City-t dhe Pep Guardiolës për të ngritur trofeun që trajnerit spanjoll i mungon që nga koha kur drejtonte Barcelonën, duke dështuar ta sigurojë këtë kupë me Bayern dhe më pas me City-n.

Por, vetë tekniku spanjoll ka frikë vetëm një skuadër në këtë sezon të Ligës së Kampionëve dhe ajo nuk është as PSG e yjeve, as Real dhe as Bayern.

Pas ndeshjes me Sporting, Guardiola u pyet nga ish-portieri i Manchester United dhe City, Peter Schmeichel nëse kishte ndonjë skuadër që mund t’i mposhte.

“Liverpool! Liverpool! Ata janë aty gjithmonë për të na çarë kokën”, tha ai.


Video