Guardiola: Haland s’mund të tregohet bujar, 11-metërshin duhet ta godasë specialisti aktual

8 May 2023, 09:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Guardiola: Haland s’mund të tregohet bujar, 11-metërshin duhet

Mançester Siti fiton, dhe pavarësisht asaj që thotë rezultati i ngushtë 2-1, në “Etihad” Lidsi fatkeq i trajnerit të ri Sem Allardajs, qëndron i mbyllur në mbrojtje, por ndeshja zgjidhet shpejtë prej dopietës së Ilkai Gyndoanit mes minutës së 19-të dhe 27-të.

Mesfushori gjerman, përpara se të zëvendësohej, kishte edhe mundësinë për të shënuar golin e tretë, por topi i penalltisë që do të duhej ta kishte goditur Erling Haland, u ndal në shtyllë. Pep Guardiola nuk e fshehu zemërimin me sulmuesin norvegjez, ndërsa i përsëriti disa herë nga stoli se duhej ta kishte ekzekutuar ai 11-metërshin. Por “qytetarët” e kaluan me sukses testin e radhës dhe u ngjitën në kuotën e 82 pikëve, duke regjistruar fitoren e 10-të radhazi në kampionat. Ata nuk munden prej 20 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet dhe me këtë sukses bënë një tjetër hap drejt tripletës historike.

Unë dua që ta godasë ai që ka këtë detyrë, sepse ai është më në formë dhe specialist. Ai ka goditur 10 apo 11 penallti dhe e ka këtë siguri, ndërsa Gyndoan nuk e ka në këtë moment. E admiroj faktin që Gyndoan donte përgjegjësinë për penalltitë, por ekzekutuesi i tyre është Erlingu dhe ai duhet ta godiste atë, sepse ai është specialisti ynë. Në këtë ndeshje Haland mund të kishte shënuar 2-3 gola. Ai luajti shumë mirë, me lëvizjen e tij dhe se si luftoi për ne. Më pëlqen ta lavdëroj kur nuk shënon. Nëse Gyndoan do të kishte shënuar penalltinë, do të ishte ‘OK, tripletë dhe bravo’. Por ekzekutuesi është ekzekutuesi. Por me rezultatin 2-0 ky është një biznes dhe jo një situatë personale e paharrueshme për ne”.


Video