
Dhjetë minuta para gjysmëfinales së Kupës së Botës, çdo futbollist ka shumë mendime në kokë. Dikush si Kylian Mbappé duhet të ketë qindra, e imagjinojmë.
Nxehja para ndeshjes me Marokun ishte seancë gjuajtjesh në portë. Një goditje nga fenomeni transalpin përfundoi mjaft larg portës dhe goditi objektivin e gabuar.
Topi i goditur fort prej tij goditi një tifoz francez me aftësi të kufizuara në fytyrë, i cili ndodhej pas portës, në shkallët e stadiumit. Këmba e djathtë e fuqishme e kampionit të PSG-së ishte deri diku fatale.
Mbappe e vuri re menjëherë dëmtimin, ndonëse i pavullnetshëm. Kështu, 23-vjeçari nuk ka shkuar me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes, por ka pritur që tifozi i “gjelave” të bëhej mirë.
Më pas e përkëdheli si kërkim-faljeje. Tifozi e vlerësoi gjestin e kampionit francez, edhe pse ishte ende shumë i lënduar nga topi i tmerrshëm që e goditi në fytyrë.